60 tripleta në karrierë, Ronaldo zbavitet ndaj Norwich dhe fiton 1 milion €

Futboll

60 tripleta në karrierë, Ronaldo zbavitet ndaj Norwich dhe fiton 1 milion €

Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:42
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të dhurojë spektakël dhe të bëjë diferencën. Mosha nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për legjendën portugeze, ndërsa golat po.

37-vjeçari shënoi tre herë ndaj Norwich të dielën, duke i dhënë Manchester United tre pikët falë suksesit 3-2.

Kjo ishte tripleta numër 50 me klube dhe e 60-ta në karrierën e jashtëzakonshme të golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit. E para u regjistrua në vitin 2008 ndaj Newcastle, gjithmonë me fanellën e United.

“Ronaldo ishte shumë vendimtar. Nuk ishin aspak të thjeshtë golat që shënoi, ai u tregua thjesht i shkëlqyer”, deklaroi trajneri Rangnick pas ndeshjes, ndërkohë që United vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League.

Me golat e realizuar ndaj skuadrës së Milot Rashicës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka siguruar edhe… 1 milion euro! The Sun zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit me “Djajtë e Kuq”.

CR7 është ngjitur në shifrën e 21 golave sezonalë mes kampionatit dhe Champions League. Nga sa mësohet, goleadori do të përfitojë 750 mijë paund për tejkalimin e 20 golave sezonalë.

Jo vetëm kaq, pasi një trigolësh sjell 100 mijë paund të tjera, me një total fitimesh prej 850 mijë paund, ndryshe rreth 1 milion euro shtesë në llogari vetëm falë një ndeshje të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat