Gega pas barazimit me ish-skuadrën e tij: Unë besoj që kur ngrihem në mëngjes

Futboll

Gega pas barazimit me ish-skuadrën e tij: Unë besoj që kur ngrihem në mëngjes

Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:11
Gega pas barazimit me ish-skuadrën e tij: Unë besoj që kur ngrihem në mëngjes

Skënderbeu mori një barazim me Partizanin në Elbasan me shifrat 0-0. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i korçarëve, Skënder Gega, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

I kënaqur me një pikë? – Isha i kënaqur me atë që dhanë lojtarët. Ajo me Tiranën ishte ndeshja më e dobët. Lojtarët që u kthyen ishte funksionale.

Si ndiheni pasi ndalët Partizanin? – Nuk e ndala unë Partizanin. Partizani mund të fitonte vetë. Jam rritur me ato tifozë. Kam respekt. Por i  tillë është profesioni. Qëkur jam larguar nga Partizani janë ndërruar 5 trajnerë. Këtu shpresoj të jap kontributin tim dhe do të jap më të mirën e mundshme që të gjithë të japin 100%.

Arsyeja që Skënderbeu është këtu është kualiteti. Unë mundohem t’i jap frymën e mirë, që ata të ndihen të barabartë. Unë kam pasur mungesa në çdo repart gjatë gjithë kohës. Unë dua që Skënderbeu të dali me kokën lart. Unë besoj që kur ngrihem në mëngjes e deri në dark. Unë besoj dhe kështu do të bëj.

Lojtarët e mi e dinë historinë e Partizanit. Nuk jam themelues, por kam qenë kontribuues si lojtarë dhe trajner. Por pavarësisht sporti është i bukur. Për sa kohë jam te Skënderbeu dua të jap maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat