Ish-kapiteni i United: Nënshkrimi me Ronaldo ia vlejti

Futboll

Ish-kapiteni i United: Nënshkrimi me Ronaldo ia vlejti

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:37
Cristiano Ronaldo

Roy Keane i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos dhe skuadrës së Manchester United.

Man United transferuar Cristiano Ronaldon në ‘Old Trafford’ për një aventurë të dytë. Marrëveshja arrihej verën e kaluar.

Shumë zëra kritikuan portugezin për paraqitjet e tij këtë sezon. Wayne Rooney ishte një nga ata që e konsideroi si lëvizje të gabuar. Por, njësoj nuk mendon ish-kapiteni Roy Keane. Ai nuk sheh asgjë të gabuar.

“Mendoj se në fund ia vlejti. Në pamje të plotë, nuk është shkëlqyer për shkak të moshës, por unë mendoj se ai mund të sjell akoma diçka”, ka thënë Keane.

“Por, akoma mendoj se Ronaldo mund të jetë lider. E di se ishte i nervozuar kur lihej jashtë, por ishte e qartë se nuk do t’i luante të gjitha ndeshjet”, shtoi ai.

Ronaldo shënoi het trik javën e kaluar për të mposhtur skuadrën e Norwich City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat