Azpilicueta shpjegon arsyen pse Chelsea nuk garoi për titullin e kampionit në PL

Futboll

Azpilicueta shpjegon arsyen pse Chelsea nuk garoi për titullin e kampionit në PL

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:12
Azpilicueta

Premier League këtë sezon ka parë një garë mes vetëm dy skuadrave për titullin e kampionit.

Manchester City dhe Liverpool kanë qenë dukshëm skuadrat më të mira në kampionatin anglez dhe janë ato që po vazhdojnë garën për titullin e kampionit.

Por, pse Chelsea nuk ishte aty? Kapiteni i kësaj skuadre, Cesar Azpilicueta ka treguar arsyen pse ‘Blutë’ nuk patën mundësi të garonin në hap me rivalët.

“Realiteti, për dallim nga sezoni i kaluar është se ne ngushtuam diferencën me Liverpool dhe Man City, por jo mjaftueshëm për të garuar për titullin”, ka thënë Azpilicueta.

“Ne arritëm në finale të Kupës Carabao dhe humbëm në penallti. Në dy ndeshje në Premier League ndaj Liverpool luajtëm baras. Ne duhet të tregojmë konsistencë për të garuar ndaj Man City dhe Liverpool në ligë, sepse ata e bëjnë këtë. Kjo është për çfarë po kërkojmë”, shtoi spanjolli.

“Ne u përballem me lëndime dhe me COVID, dhe asnjëherë nuk na është shtyrë asnjë ndeshje. Jemi skuadra me më së shumti ndeshje të luajtura në Evropë. Këto janë konsekuenca të suksesit”, tha mes tjerash Azpi.

Azpilicueta mund të ketë sezonin e tij të fundit te Chelsea. Ai lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat