Zeneli e Zhegrova përballen mes vete në Francë, ky është rezultati 

Futboll

Zeneli e Zhegrova përballen mes vete në Francë, ky është rezultati 

Nga: K.G. Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:51
Zeneli e Zhegrova përballen mes vete në Francë, ky është rezultati 

Arbër Zeneli me Reims dhe Edon Zhegrova me Lille, u përballen në ndeshjen e javës së 33-të të Kampionatit të Francës në futboll. 

Reims ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lilles.

Zeneli dhe Zhegrova u paraqitën standardë për ekipet e tyre. 

Zeneli u zëvendësua në minutën e 80-ta e Zhegrova në atë të 81-tën. Për Reims shënoi Menetsi (32'), Abdelhamid (90+2’) e Sanches (57') për Lille.

Reims zë vendin e 12-të me 40 pikë e Lille të nëntin me 48 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat