Media e njohur zvicerane me disa fjalë interesante për Granit Xhakën 

Futboll

Media e njohur zvicerane me disa fjalë interesante për Granit Xhakën 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:26
Media e njohur zvicerane me disa fjalë interesante për Granit Xhakën 

Media e njohur zvicerane “Blick” lavdëron paraqitjen fantastike të mesfushorit Granit Xhaka, në fitoren e Arsenalit me rezultat 4:2 ndaj Chelseat, në ndeshjen e mbetur të javës së 25-të të Premier League.

“Granit Xhaka luan rol kyç në derbin (fitore) ndaj Chelseat. Pas driblimit të guximshëm në zonën e tij të penalltisë, ai nis ndërkohë epërsinë 2:1.

‘Topçinjtë’ erdhën nga tre humbje radhazi, nga kundërshtarët si Crystal Palace, Brighton dhe Southampton, të gjithë të renditur në gjysmën e dytë të tabelës. Papritur vënë në rrezik një vend për në Champions League.

Por të mërkurën mbrëma Arsenali është rikthyer me një fitore të rëndësishme 4:2 ndaj të kaltërve. Fitorja e ekipit të Mikel Arteta-s e barazon në pikë me Tottenhamin e vendit të katërt, ndërsa Chelsea nuk ka arritur të rrisë epërsinë ndaj Spurs-ave.

Granit Xhaka luan rol kyç në këtë ndeshje. 

Xhaka çlirohet nën presionin e zonës së tij të penalltisë. Ai i vjedh topin Lukakut dhe nis kundërsulmin. Topi më pas del para nëpërmjet Saka dhe Ödegaard. Para zonës së rreptësisë, norvegjezi vendos për Smith Rowe, i cili shënon për rezultatin 2:1”, shkruan mes të tjera “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat