Pesë gola në Valenci, Bardhi me Levanten mposhten nga Sevilla

Futboll

Pesë gola në Valenci, Bardhi me Levanten mposhten nga Sevilla

Nga: K.G. Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:03
Pesë gola në Valenci, Bardhi me Levanten mposhten nga Sevilla

Levante pak shpresa për të mbetur në elitën e futbollit spanjoll. 

Humbja e sotme komplikon shumë punë e kësaj skuadre. 

Sevilla e mposhti me rezultat 3:2 Levanten, në ndeshjen që u zhvillua në Valencia. 

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u aktivizua nga minuta e 66-të për Levanten por nuk ia dolën ndaj Sevillës. 

Në minutën e 71-të, Morales i Levantes dështon nga penalltia. 

Për Levanten shënuan Morales (22'), Soldado (87') dhe për Sevillën Corona (19' e 27'), Kounde (81'). 

Pas javës së 33-të, Sevilla renditet në vend të dytë me 63 pikë e Levante në të 19-tin me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat