Ish-futbollisti i Prishtinës afër kalimit te Flamurtari

Futboll

Ish-futbollisti i Prishtinës afër kalimit te Flamurtari

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:58
Ish-futbollisti i Prishtinës afër kalimit te Flamurtari

Flamurtari arrin akordin me gjashtë titullarë. Fill pasi siguruan matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, në klub kanë filluar direkt punën për sezonin e ardhshëm.

Pretendohet rikthimi i menjëhershëm në elitën e futbollit shqiptar, ndaj drejtuesit nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë.

Nuk do të kursehen aspak për të ndërtuar një ekip dinjitoz dhe përballuar garën me skuadra si Dinamo apo Skënderbeu.

“Panorama Sport” mëson se në këto ditët e fundit kanë nisur të intensifikohen bisedimet me lojtarët. Emri më i përfolur është ish-futbollisti i Prishtinës, Mentor Mazrekaj që aktualisht është pjesë e Laçit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat