Skuadra me katër shqiptarë titullarë, kampion i Zvicrës!

Futboll

Skuadra me katër shqiptarë titullarë, kampion i Zvicrës!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:13
Skuadra me katër shqiptarë titullarë, kampion i Zvicrës!

Nëse dështon sot Baseli, Zurich do të shpallet edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës pesë javë pa ra perdja e kampionatit. 

Zurich kryeson bindshëm me 69 pikë, ka 16 më shumë se Baseli në pozitën e dytë.

Skuadra e Zurich mbrëmë shënoi fitore të thellë, me rezultat 5:1 ndaj Sionit.

Golin e tretë e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, pikërisht në minutën e 50-të (3:1). 

Futbollistët Blerim Xhemaili, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kamberi, u paraqitën titullarë në fitoren e thellë të Zurich-ut.

“Pas gala 5:1 ndaj Sionit, gjithçka është vendosur për titullin e 13-të kampionit të FC Zurich, nëse FC Luzern fiton sot në Basel”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat