Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/Villarreali mysafirë në "Anfieldin" e zjarrtë

Futboll

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/Villarreali mysafirë në "Anfieldin" e zjarrtë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Mbrëmë filloi faza e takimeve të para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku Manchester City e mposhti 3:2 Real Madridiin dhe dhuruan spektakël në "Etihad".

Ndërkaq faza e gjysmëfinales së kësaj gare vazhdon edhe sot, ku me fillim nga ora 21:00 "Anfield Road" është nikoqir i përballjes mes Liverpoolit e Villarrealit.

Favorite në këtë ndeshje është skuadra e Jurgen Klopp, gjë të cilën e ka pranuar edhe trajneri kundërshtarë Unai Emery në intervistën e djeshme për media.

Në anën tjetër, "Nëndetësja e Verdhë" nuk duhet nënvlerësuar, ku në rrugëtimin deri në gjysmëfinale ka eliminuar gjigantët evropianë si Juventusin e Bayern Munichun.

Liga e Kampionëve/Faza e gjysmëfinales - Ndeshja e parë

21:00 Liverpool - Villarreal (Stadiumi Anfield Road)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat