Turneu i përfaqësueseve rajonale, aty ku spikasin talentet e ardhshme të ekipeve Kombëtare

Futboll

Turneu i përfaqësueseve rajonale, aty ku spikasin talentet e ardhshme të ekipeve Kombëtare

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:08
Turneu i përfaqësueseve rajonale, aty ku spikasin talentet e ardhshme të ekipeve Kombëtare

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për organizimin e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale që zhvillohet qysh prej viti 2011 dhe ka rezultuar mjaft i suksesshëm për masivizimin e futbollit, por edhe në përzgjedhjen e talenteve që më pas kanë vijuar rrugëtimin e tyre në ekipet Kombëtare të moshave.

Në këtë turne marrin pjesë fëmijë të grup-moshës U-13, U-14 dhe U-15 nga tetë zonat rajonale të FSHF-së dhe puna që bëhet çdo ditë më fëmijët është vërtetë voluminoze. Nëse i referohemi shifrave të këtij viti, zyra e Elbasanit ka 87 lojtarë që bëjnë stërvitje në ekipet rajonale, zyra e Korçës ka 143 lojtarë, zyra e Lezhës ka 69 lojtarë, zyra e Gjirokastrës ka 44 lojtarë, zyra e Durrësit ka 69 lojtarë, zyra e Shkodrës 69 lojtarë, zyra e Tiranës 134 lojtarë dhe zyra e Fierit ka 87 lojtarë. Në total janë 24 ekipe në shkallë vendi dhe 702 fëmijë të seleksionuar që stërviten çdo ditë të hëne në zonat e tyre respektive në ekipet përfaqësuese rajonale.

Për moshën U-15 janë 8 ekipe me 240 lojtarë që stërviten çdo javë në zonët përkatëse me Tiranën që numëron 50 lojtarë, Durrësi 24 lojtarë, Lezha 20 lojtarë, Shkodra 23, Korça 52, Elbasani 28, Gjirokastra 15 dhe Fieri 28.

Për moshën U-14 janë po 8 skuadra me 245 lojtarë në total nga të cilët 46 janë në Tiranë, 27 në Durrës, 26 në Lezhë, 23 në Shkodër, 47 në Korçë, 29 në Elbasan, 19 në Gjirokastër dhe 29 në Fier.

Edhe për moshën U-13 janë 8 skuadra me 217 lojtarë që stërviten respektivisht 38 në Tiranë, 18 në Durrës, 23 në Lezhë, 23 në Shkodër, 44 në Korçë, 30 në Elbasan, 11 në Gjirokastër dhe 30 në Fier.

Synimi i stafit organizator është që seancat stërvitore që organizohen të jenë si model dhe të unifikuara për të gjithë zyrat rajonale, teksa stërvitja vëzhgohet dhe asistohen nga trajnerët e ekipeve kombëtare.

Qëllimi i ekipeve përfaqësuese rajonale është furnizimi i ekipeve Kombëtare nga këto ekipe përfaqësuese rajonale, identifikimi e selektimi i talenteve të reja që në moshë të vogël si edhe ndjekja e talenteve vit pas vitit duke e parë ecurinë e tyre. Turneu i ekipeve përfaqësueseve rajonale do të nisë më datë 9 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat