Guardiola ka arritur marrëveshjen për rinovim me Man City

Futboll

Guardiola ka arritur marrëveshjen për rinovim me Man City

Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:54
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është shumë afër të rinovojë kontratën me gjigantin anglez.

Pep ka kontratë ‘Citizens’ deri në qershor të viti 2023, por siç raportojnë mediat në Angli ai tashmë ka arritur marrëveshjen për rinovim.

Ai po kalon një sezon fenomenal me gjigantin anglez, kjo ka bërë që drejtuesit e ekipit të mendojnë zgjatjen e kontratës së Guardiolas.

Siç raporton ‘The Sun’, trajneri ka arritur marrëveshje për rinovim me City.

Kontrata e re pritet të zgjatet deri në vitin 2025, me opsion për një vit tjetër.

Brenda pak ditësh pritet të bëhet zyrtarizimi në lidhje me vazhdimin e Pep edhe më tej në ‘Etihad’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat