Trajneri i Villarealit, Unai Emery, beson se skuadra e tij mund të hakmerret për humbjen e Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Të kuqtë” festuan fitoren 2-0 në “Anfield”, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar në terrenin e Viljarealit.
Emery ka nderuar skuadrën angleze për lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë, por ende beson në mrrekulli.
“Asgjë nuk ka përfunduar ende, por ne duhet të kemi një ndeshje perfekte. Asnjë gabim.
Ne duhet të gjejmë dobësitë e tyre. Në Angli, Tiago Alkantara bëri një ndeshje perfekte. Ai ishte lojtari më i mirë në fushë. Fabinjo ishte gjithashtu i mrekullueshëm. Por tani do të luajmë në stadiumin tonë”, tha trajneri i Villarealit.
Emeri është trajneri më i suksesshëm në historinë e Ligës Europa, pasi që fitoi katër trofe (tri herë radhazi me Sevillën dhe një herë me Villarealin).