Qëndroi në hotel duke mashtruar se ishte lojtar i PSG-së, burgoset

Futboll

Qëndroi në hotel duke mashtruar se ishte lojtar i PSG-së, burgoset

Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:29
Qëndroi në hotel duke mashtruar se ishte lojtar i PSG-së, burgoset

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Francë, ku një tifoz është arrestuar pasi ka mashtruar se ishte lojtar i Paris Saint-Germain, me ngjarjen që ka ndodhur pas sfidës PSG dhe Athletic Lisieux Pays d’Auge për kupën e të rinjve.

Sipas raportimeve të medieve franceze, personi në fjalë është dënuar me dy muaj burg pasi u përpoq të hynte në hotelin ku po qëndronte skuadra e PSG, duke pretenduar se ishte pjesë e ekipit të parë të parizienëve. Vendimi për burgosjen me dy muaj e 28-vjeçarit u dha nga gjykata penale e Lisieux më 28 prill.

Episodi i çuditshëm ka ndodhur më 14 dhjetor 2021 me personin që tentoi të kalonte dy netë falas në hotel. Personi në fjalë kishte tentuar të largohej nga hoteli pa paguar dhe kishte dhënë një numër të rremë duke pretenduar se ai ishte numri i agjentit të tij.

Kur verifikuan që numri ishte i rremë hoteli bëri ankesë dhe kërkoi dëmshpërblim prej 227,40 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat