Kampionati Kombëtar 5×5, MFC Kalaja shpallet kampione

Futboll

Kampionati Kombëtar 5×5, MFC Kalaja shpallet kampione

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:11
Kampionati Kombëtar 5×5, MFC Kalaja shpallet kampione

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, një tjetër organizim i suksesshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në futbollin amator, ka shpallur verdiktet në disa zona të vendit ku është zhvilluar, teksa së fundmi ka ulur siparin edhe në Korçë .

MFC Kalaja është shpallur ekipi kampion i Zonës së Korçës pas 10 javësh të luajtura, duke grumbulluar 25 pikë me 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa është aplikuar sistemi i ndeshjeve vajtje-ardhje.

Në ceremoninë e rastit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, djemtë e skuadrës MFC Kalaja kanë marrë edhe trofeun e kampionit të kësaj zone rajonale, që iu dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Ylli Çekiçi. Kjo skuadër do të përfitojë 75 mijë lekë premio ndërsa Sovjani që zuri vendin e dytë në grup do të marrë 25 mijë lekë premio.

Gjithashtu, skuadra MFC Kalaja do të marrë pjesë në fazën play-off, që ka nisur që prej ditës së djeshme,  ku do të përballen të gjitha skuadrat kampione të zonave rajonale për të shpallur kampionen e edicionit të dytë të Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar 5×5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat