Shkupi barazon, Sheji: Fati na ktheu shpinën

Futboll

Shkupi barazon, Sheji: Fati na ktheu shpinën

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:59
Shkupi barazon, Sheji: Fati na ktheu shpinën

Në Stadiumin e bukur të Çairit, skuadra e Shkupit zhvilloi xhiron e 31-të të LPFMV-së kundër skuadrës së Makedonija. GJ.P. ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultatin e barbartë 1:1.

Skuadra shkupjane ndeshjen e filloi fuqishëm duke krijuar disa raste për gol, por skuadre mysafire arritën të mbrohen deri në fundin e pjesës, dhe kështu rezultati mbraoi pa gola 0:0.

Në pjesën e dytë nën përkrahjen e tifozërisë së flaktë “Shvercerat” futbollistët morën veten dhe shënuan golin e parë.

Rezultatin e hapi mesfushori Inacio Queven, në min e 58-të, ndërsa golin e barazimit për mysafirët nga pika e bardhë në minutat e fundit e shënoi Ermedin Adem. Pas ndeshjes për faqen e Shkupit foli mbrojtësi, Blerton Sheji.

“Ishte një ndeshje e vështirë, luajtëm kundër një ekipe mirë të organizuar, ne dominuam gjithë ndeshjen por fati na kthehu shpinën ku ata në sekondat e fundit arritën të shënoin nga pika e bardhë. Sigurisht që ishte një epsiod që duhet harruar tani vazhdojmë të punojmë për ndeshjen e rradhës”, tha Sheji

Ndeshja e radhës për Shkupin është me datë 08.05.2022 kundër Shkëndijës në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat