Nga kampion i Shqipërisë në kampion në Kosovë

Futboll

Nga kampion i Shqipërisë në kampion në Kosovë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:15
Nga kampion i Shqipërisë në kampion në Kosovë

Nga titulli kampion me Teutën sezonin e shkuar te ai me Ballkanin këtë edicion. Rustem Hoxha shton në vitrinën e tij trofetë e të dy anëve të kufirit. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, mbrojtësi shqiptar tregon ndjesinë e të qenurit kampion në Kosovë, si dhe tregon çfarë e bën të veçantë arkitektin e këtij suksesi të madh për ekipin nga Suhareka, Ilir Dajën.

“Është një ndjesi e veçantë. Kampion për të dytin vit radhazi.

Normalisht që e kisha imagjinuar, sepse dihej që Ballkani kishte qëllim të dilte kampion dhe e kam marrë parasysh këtë gjë. Ndeshja e fundit me Gjilanin, ku ndodhën edhe incidentet me Stivi Frashërin? Kur futesh në fushë, patjetër që do të jetë i njëjti impenjim. Aq më tepër me një ekip që e kemi pasur rival gjatë gjithë kampionatit.

Por pavarësisht, gjërave që kanë ndodhur, ato janë të harruara. Të shikojmë përpara dhe të përmirësojmë gjërat që kemi mundësi të përmirësojmë. Marrëdhëniet që janë krisur me tifozët, pasi ne lojtarët jemi shokë dhe komunikojmë. Nuk besoj se do jetë një problem kjo gjë.

Nuk ke çfarë flet për profesor Dajën. Dihet që është një trajner fitues dhe ka një mentalitet fituesi. Këtë gjë e shfaq edhe te ekipi jonë. Ja ku jemi në fund, fitojmë kampionatin.

Kur zgjaten analizat nuk mërzitesh, por vjen pak natyrshëm. Por këtë e ka pikë të fortë, sepse na ndihmon ti njohim më mirë kundërshtarët. Mendoj që në tërësi kam zhvilluar një kampionat të mirë, duke qenë një nga mbrojtësat më të mirë.

Me titullin kemi arritur një objektiv të madh. Kam edhe një vit kontratë me Ballkanin. Ndihem shumë mirë këtu.

Jam i vlerësuar nga presidenca, stafi dhe tifozët. Situata me pagat nuk diskutohet fare, sepse janë shumë korrekt“, është shprehur Rustem Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat