Kujtim Shala befason: Vetëm ty të dua, mi dhurove 4 fëmijë

Futboll

Kujtim Shala befason: Vetëm ty të dua, mi dhurove 4 fëmijë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:59
Kujtim Shala befason: Vetëm ty të dua, mi dhurove 4 fëmijë

Legjenda e futbollit, Kujtim Shala, si gjithmonë është i përkushtuar në familje dhe gjithmonë mirënjohës bashkëshortes së tij, Jehonës.

Shala ka postuar dy foto dhe ia ka dedikuar një shkrim special bashkëshortes.

Ai ka dy djem e dy vajza. 

Image

Kujtim Shala me Jehonën

“Vetëm ty të dua, Jehona ime.

Dashnia e jetës time, Jehona.

Ti që mi dhurove 4 fëmijë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

Kujtim Shala ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, Partizanin e Beogradit, Prishtinën, Dinamon e Zagrebit, në ekipet elite të Francës dhe të Gjermanisë. 

Ai ka  luajtur edhe një ndeshje për Kombëtaren e Kroacisë në përballjen revyale me Shtetet e Bashkuaar të Amerikës pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, ende pa u shpërbë Jugosllavia artificiale, ndeshje që pati bërë bujë të madhe dhe në anën tjetër ish jugosllavët u nervozuan shumë për këtë ndeshje në “Maksimir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat