Benzema përfundon në gjyq me politikanin francez

Futboll

Benzema përfundon në gjyq me politikanin francez

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:59
Benzema përfundon në gjyq me politikanin francez

Karim Benzema ka ngritur një padi kundër politikanit francez Damien Rieu, i cili e quajti atë terro.rist në tetor 2020.

Ky politikan ka qëndrime të ashpra ndaj myslimanëve dhe ka vendosur që zemërimin ndaj tyre ta shfryjë mbi Karim Benzema, të cilin e ofendoi rëndë. Ai së pari publikoi një fotografi të Benzemas me imam Nourdine Mamoune dhe shkroi:

Është interesante të dihet se Benzema ka lidhje me një njeri nën hetim për terro.rizëm” shkroi Rieu.

Një muaj më vonë, ai publikoi një foto të Karim Benzemas dhe anëtarëve të shtetit Islamik duke treguar përshëndetjen identike: “Unë mendoj se Benzema dëshiron të na dërgojë një mesazh.”

Benzema ngriti një padi kundër kësaj. Seanca e parë ishte caktuar për në 2 maj në Lyon dhe Rieu pretendon se futbollisti i Realit kërkon t’i heshtë.

“Karimi kërkon të më heshtë. Nuk dua të them asgjë më shumë, do të shohësh gjithçka”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat