Disa klube shfaqin interes për portierin Artan Iljazi

Futboll

Disa klube shfaqin interes për portierin Artan Iljazi

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:07
Disa klube shfaqin interes për portierin Artan Iljazi

Artan Iljazi po e mbyll sezonin me klubin e tij FC Shkupi si kampion, shkruan Open-TV. Portieri i talentuar kumanovar dje në derbin kundër Shkëndijës në stadumin e qytetit në Tetovë ishte lojtar i ndeshjes, jo për shkak se ia doli të mbrojë penalltin Dorievit, por sepse pati edhe disa intervenime të shkëlqyera gjatë lojës, duke mos lënë që porta e tij të tundet.

23-vjecari në ndeshjen e djeshme dëshmoi se ka merituar më shumë minutazh në ndeshjet kampionale gjatë këtij sezoni.

Paraqitja e tij fantastike kundër Shkëndijës u ka rënë në sy shumë njohësve të fubollit.

Dhe, menjëherë pas përfundimit të derbit në Tetovë në adresë të tij kanë mbërritur kërkesa të shumta nga klube elitare të kampionatit tonë, Superligës së Kosovës, por edhe jasht vendit.

Iljazit, kontrata me FC Shkupi i përfundon në këtë verë, por drejtuesit e skuadrës kampione janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me talentin e tyre. Ndërkohë, të gjitha ofertat janë tunduese dhe një është e sigurt se Artan Iljazi do të jetë protagonist i afatit kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat