Vllaznia, në kryeqytet me frymën e duhur ndaj Tiranës

Futboll

Vllaznia, në kryeqytet me frymën e duhur ndaj Tiranës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:55
Vllaznia, në kryeqytet me frymën e duhur ndaj Tiranës

Një fitore për infarkt ajo ndaj Kukësit, por për tifozët shkodranë drithërimat ja kanë vlejtur. Falë atij goli të djalit të shtëpisë, Çoba, Vllaznia e tyre ka siguruar një fitore thelbësore në garën për Europën, duke çuar skuadën në vendin e katërt të klasifikimit. Mbi të gjitha është një fitore morali që rikthen atmosferën e duhur në kampin shkodran për sprintin final të kampionatit, ku skuadra e Plorit kërkon të ruajë pozicionimin aktual, për të shkuar në finalen e Kupës me Laçin pa presionin ekstra të një bilete për në Europë.

Kalendari e vë Vllazninë para një nga sfidave më të ndiera për tifozerinë, me skuadrën shkodrane që vjen në kryeqytet për derbin e Shqipërisë. Vllaznia në këtë sezon nuk e ka fituar asnjë herë por tanimë përballë gjen një kundërshtar që vjen nga festa e titullit, me objektivin sezonal të siguruar dhe peshorja e motivimit anon nga skuadra shkodrane.

Për më tepër Plori shkon në këtë sfidë me një grup të plotë, ku i mungon vetëm Djurdjevic. Liridon Latifi pas minutave të aktivizimit me Kukësin në këtë sfidë mund të jetë titullar që nga minuta e parë, ndërkohë që ky fund sezoni po gjen në formë dhe Victor Da Silvën, lojtarin me këmbë të mira që është vendimtar për lojën e skuadrës.

Një derbi Shqipërie ku Vllaznisë i duhet të japë maksimumin për t’u kthyer me 3 pikët nga kryeqyteti, diçka që për momentin duket plotësisht e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat