Fëmijët pastrojnë tribunat e stadiumit të skuadrës shqiptare, KF Tërnoci

Futboll

Fëmijët pastrojnë tribunat e stadiumit të skuadrës shqiptare, KF Tërnoci

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:47
Fëmijët pastrojnë tribunat e stadiumit të skuadrës shqiptare, KF Tërnoci

Skuadra shqiptare Tërnoci zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë, ndaj Toplliçanin.

Gjatë ditës së djeshme është bërë pastrimi i tribunave në stadiumin e KF Tërnocit, ku në ndihmë kanë ardhur disa fëmijë në mënyrë vullnetare.

Fëmijër për rreth pesë orë kanë pastruar duke i ndihmuar punëtorit të stadiumit, dhe duke dhënë një shembull të qartë që stadiumi duhet të mbahet i pastër.

Kujtojmë se KF Tërnoci është skuadra e vetme shqiptare në këtë nivel të garave në futbollin serb.

Postimi i plotë nga KF Tërnoci:

Heronjët e sotit janë këta fëmijë, të cilët në mënyrë vullnetare së bashku me “Urkën”, për rreth pesë orë kanë pastruar të gjithë tribinat e stadiumit tonë, në prag të ndeshjes që do ta zhvillojmë nesër kundër Toplliçanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat