Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i United

Futboll

Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i United

Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:47
Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i United

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lazios, doli para mediave dhe foli për sezonin aktual, zërat e merkatos dhe duelin që bardhezinjtë zhvillojnë nesër.

“Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit, por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin. Ky është një objektiv i qartë për të gjithë”.

“Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë”.

“Pogba? Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”, tha Allegri, i ngacmuar pas lajmeve të fundit për mesfushorin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat