Guardiola: Fitojmë ndaj Aston Villës dhe festojmë në shtëpi

Futboll

Guardiola: Fitojmë ndaj Aston Villës dhe festojmë në shtëpi

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:27
Guardiola: Fitojmë ndaj Aston Villës dhe festojmë në shtëpi

Vetëm barazim 2-2 mes Manchester City dhe West ham në Premier League, në takimin e parafundit të kampionatit anglez.

Një barazim që vështirëson punën e “Qytetarëve” për titullin kampion, pasi një fitore e Liverpool do t’i detyronte të besuarit e Pep Guardiolës të fitonin me patjetër ndeshjen e fundit ndaj Aston Villës, takim që do të luhet në “Etihad”.

Pas këtij barazimi për “Sky Sport”, Guardiola do të theksonte se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të fituar ndeshje e fundit përballë publikut të tij për të festuar më pas edhe titullin kampion të Premier Leagues.

“Kemi bërë një rikthim të mirë në ndeshje për të arritur barazim. Kjo vjen si meritë e djemve sepse u përballëm me një ekip të madh në një stadium të madh. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Ata mbrohen mirë, Antonio diktonte ritmin e duhur, Bowen më pas shënoi dy gola.

Folëm në pushimin e ndeshjes, kemi thënë se nuk do të dorëzohemi, hymë mirë në fushë, por më pas gabuam një penallti. Tani kemi një ndeshje për të luajtur në shtëpi, përballë tifozëve tanë.

Do të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme për të fituar titullin dhe ju siguroj se “Etihad” do të jetë i stërmbushur”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat