Vllaznia ndan rrugët me Plorin dhe prezanton Mirel Josën

Futboll

Vllaznia ndan rrugët me Plorin dhe prezanton Mirel Josën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:21
Vllaznia ndan rrugët me Plorin dhe prezanton Mirel Josën

Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme trajnerin e ri.

Kuqeblutë kanë ndarë rrugët me Plorin, i cili erdhi në krye të pankinës pas largimit të Brdariçit.

Por duket se trajneri shkodran nuk ka qenë në planet e klubit për të marrë në duart e tij një projekt afatgjatë.

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar Mirel Josën. Ky i fundit ka një përvojë të gjerë në “Abissnet Superiore”, ku ka provuar të fitojë edhe titullin kampion.

Së fundmi ka drejtuar Laçin, me të cilët mbylli bashkëpunimin disa javë më parë. Një vendim i ardhur si rrufe në qiell të hapur, që nuk pritej nga askush, aq më tepër kur kanë mbetur vetëm 2 javë nga fundi i kampionatit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat