Strakosha arrin marrëveshje me skuadrën londineze

Futboll

Strakosha arrin marrëveshje me skuadrën londineze

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:43
Strakosha arrin marrëveshje me skuadrën londineze

Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio pas 10 viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Portieri shqiptar iu bashkua kryeqytettasve nga skuadra greke Panionios U20 dek të rinjtë e Lazios, derisa nga viti 2013 është pjesë e ekipit të parë.

27-vjeçari ka vendosur të largohet nga Lazio në verë si i lirë, pasi kontrata me klubin italian përfundon në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që ka njoftuar gazeta italiane ‘La Repubblica’, Strakosha tanimë ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e tij të re.

Reprezentuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku ka gjetur marrëveshje me Fulhamin, skuadër e rikthyer në elitë.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Strakosha ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën londineze, por zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

Fulham u inkuadrua nga pozita e parë e Championshipit në Ligën Premier dhe synojnë të qëndrojnë gjatë në mesin e 20 skuadrave më të mira në Angli.

Për Strakoshën kishte interesime edhe nga skaudrat italiane e gjermane, por ai ka vendosur ta sprovojë vetën në kampionatin më të mirë në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat