​Lojtari i Chelseat raportohet se iku nga hoteli para finales së FA Cup ndaj Liverpoolit

Futboll

​Lojtari i Chelseat raportohet se iku nga hoteli para finales së FA Cup ndaj Liverpoolit

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:15
​Lojtari i Chelseat raportohet se iku nga hoteli para finales së FA Cup ndaj Liverpoolit

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen raportohet se e ka befasuar trajnerin Thomas Tuchel dhe lojtarët duke refuzuar të luante në finalen e Kupës FA të së shtunës me Liverpoolin.

Thomas Tuchel dihej se ishte pa Ben Chilëell dhe Callum Hudson-Odoi për udhëtimin në “Wembley”, ndërsa Mateo Kovacic dhe N'Golo Kante u rikuperuan nga lëndimet e tyre përkatëse derisa Kai Havertz dhe Timo Ëerner pësuan lëndime të reja.

Trevoh Chalobah, Thiago Silva dhe Antonio Rudiger u aktivizuan si tre mbrojtësit e “Bluve” në finalen kundër Liverpooli, me Cesar Azpilicueta që mbeti në stol.

Megjithatë, Christensen, i cili sapo ishte shëruar nga një sëmundje dhe pritej të paraqitej në fushë, por ai nuk u pa askund gjatë ndeshjes.

Sipas “The Mirror”, Christensen mori vendimin për të përjashtuar veten nga finalja e FA Cup dhe qendërmbrojtësi danez mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për “Blutë”.

Christensen thuhet se do të niste ndeshjen si startues në “Wembley”, por i tronditi shokët e skuadrës duke u zhdukur nga hoteli i ekipit, duke e detyruar Tuchelin të bëjë ndryshim të planeve në minutën e fundit.

26-vjeçari u paraqit për 90 minuta në fitoren e së mërkurës në Premier Ligë ndaj Leeds United, por ai thuhet se është ankuar për dhimbje stomaku atë ditë.

Kontrata e Christensen me Chelsean skadon pas vetëm gjashtë javësh dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” tashmë është pothuajse i sigurt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat