Sulmuesi veteran po përpiqet të detyrojë një largim nga “Allianz Arena”

Futboll

Sulmuesi veteran po përpiqet të detyrojë një largim nga “Allianz Arena”

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:57
Harry Kane

Bayern Munihu duhet të ndjekë Harry Kane nëse Robert Lewandowski do të largohet nga klubi këtë verë, thotë ish-lojtari i bavarezëve, Jerome Boateng, përcjell Zeri.info.

Sulmuesi veteran po përpiqet të detyrojë një largim nga “Allianz Arena”, me një lëvizje në Barcelonë, destinacionin më të mundshëm për polakin.

Bayern ka treguar se ata nuk kanë ndërmend të ndahen me yllin e tyre - por nëse detyrohen, Boateng ka sugjeruar që ata duhet të lëvizin për sulmuesin e Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Kane.

“Personalisht, do të përpiqesha të marr Harry Kane  Bayern menjëherë”, tha Boateng për “Sky Sport Germany” kur iu drejtua se kush do të dëshironte të zëvendësonte Lewan nëse ai largohet këtë verë.

“Ky është mendimi im. Për mua ky është një sulmues i kompletuar që shënon gola çdo ditë në Tottenham, në një ekip shumë të mirë, por jo të klasit botëror.

"Nëse ai luan në një ekip si Bayern, atëherë unë mendoj se ai është një zëvendësues i madh në një moshë shumë të mirë futbolli. Kjo varet nga Bayern Munich”, përfundoi Boateng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat