Trajnerin nuk e mbajnë nervat pas humbjes, i futet me shkelma tifozit

Futboll

Trajnerin nuk e mbajnë nervat pas humbjes, i futet me shkelma tifozit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:16
Trajnerin ‘nuk e mbajnë’ nervat pas humbjes, i ‘futet’ me shkelma tifozit

Everton-Crystal Palace ishte një ndeshje që kishte gjithçka, nga kthimi i ‘çmendur’ i rezultatit, tek momentet pikante me tifozët.

Stuadiumi “Goodison Park” u kthye në një vende feste për vendasit që festuan fitoren pas kthimit të rezultatit nga 0-2 në 3-2. Tifozët festuan por filluan të luanin dhe me nervat e kundërshtarit, duke nxjerrë nga vetja edhe Patric Evrën, teknikun e Crystal Palace.

Tekniku francez po largohej nga fusha por një tifoz e provokoi, madje e sulmoi edhe verbalisht, Vieira nuk reagoi fillimisht por më pas u kap me tifozin, madje duke e goditur me shkelm.

Momenti u bë viral në rrjetet sociale, ndërsa dukej se Evra ishte nxehur aq shumë sa desh ndërhyja e tifozëve të tjera për të larguar teknikun francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat