FSHF dërgon në Itali 11 kapitenet e ekipeve të femrave për të ndjekur finalen e Champions League

Futboll

FSHF dërgon në Itali 11 kapitenet e ekipeve të femrave për të ndjekur finalen e Champions League

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:51
FSHF dërgon në Itali 11 kapitenet e ekipeve të femrave për të ndjekur finalen e Champions League

FSHF dërgon në Itali 11 kapitenet e ekipeve të femrave për të ndjekur finalen e Champions League!

Në kuadër të mbështetjes së futbollit të femrave, që është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, institucioni i futbollit në vend ka ndërmarrë nismën e veçantë për 11 kapitenet e ekipeve të kampionatit të femrave.

Futbollistet shqiptare që aktivizohen në kampionatin shqiptar do të jenë të pranishme në stadiumin e Torinos për të ndjekur nga afër finalen e UEFA Women’s Champions League për vitin 2022, mes Barcelonës dhe Lionit. Delegacioni i vajzave që do të mbërrijë ditën e ndeshjes në stadium do të shoqërohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza.

Kjo është një tjetër nismë që Federata Shqiptare e Futbollit ndërmerr për t’i dhënë të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur vajzave që luajnë futboll në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat