A do t’i kemi 5 skuadra shqiptare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut?

Futboll

A do t’i kemi 5 skuadra shqiptare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:21
Voska Sport

Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka 12 skuadra! Në edicionin që e lamë pas katër skuadra shqiptare dhe tetë maqedone ishin pjesë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkupi, kampion i ri, Shkëndija e Tetovës ka siguruar një vend në garat evropiane, Renova e Xhepçishtit të Tetovës dhe Struga Trim Lum, katër skuadra shqiptare pjesë e shoqërisë së më të mirëve.

A do të kemi edhe skuadrën e pesë shqiptare, gjithçka do të dihet nesër në përballjen mes Voska Sport të Ohrit dhe Tikveshit të Kavadarit.

Voska, skuadër shqiptare, është shumë afër që të ngritët në elitë.  

Nëse Voska fiton, do të kemi pesë skuadra shqiptare për herë të parë në historinë e Kampionatit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat