Josa: Europën do e arrijmë nga kampionati, skuadra reagoi mirë

Futboll

Josa: Europën do e arrijmë nga kampionati, skuadra reagoi mirë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:35
Josa: Europën do e arrijmë nga kampionati, skuadra reagoi mirë

Mirel Josa ka debutuar me fitoren 3-1 në krye të stolit të Vllaznisë, në ndeshjen ndaj Egnatias. Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli” Josa theksoi se Europën e synojnë si nga kampionati ashtu edhe nga kupa.

Më tej ai u shpreh se sheh që të gjitha skuadrat do luajnë në maksimumin e tyre, edhe Tirana ndaj Kukësit, ndaj shtoi se shpreson që t’ja dalin të jenë në Europë nga kampionati.

Fitorja: “Mundësitë janë që të arrijmë Europën dhe do të mundohemi t’ja bëjmë hyzmetin 100% në kampionat. E rëndësishme është që u fitua ndeshja dhe që skuadra mu përgjigj siç dëshiroja, u përsëritën gabime që janë bërë në ndeshje të tjera.”

A besoni se Tirana do jetë me Kukësin siç ishte me Vllaznisë? “E besoj, nuk kam vënë ndonjëherë në diskutim ndershmërinë e Tiranës apo të skuadrave të tjera. Edhe kur kam qenë unë futbollist kemi pasur raste të tolerimit jo të qëllimshme, por them se do ia lëmë kohës për çfarë do arrijë unë me skuadrën time".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat