Sneijder: Edhe në 2017, Mourinho ankohej se skuadra holandeze ka kohë më shumë për përgatitje

Futboll

Sneijder: Edhe në 2017, Mourinho ankohej se skuadra holandeze ka kohë më shumë për përgatitje

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:46
Sneijder: Edhe në 2017, Mourinho ankohej se skuadra holandeze ka kohë më shumë për përgatitje

Me statusin e njohjes së tij me Hoze Mourinjon, të cilin e kishte trajner tek Interi, Wesly Sneijder shpjegon sesi “Special One” përgatit finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Fejnordit, i cili do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.

“Sinqerisht, më duhej të qeshja kur lexova se Murinjo tha se mendonte se ishte e padrejtë që Fejnord kishte një javë shtesë për t’u përgatitur për finalen në Tiranë.

Roma ishte ende duke luajtur në kampionat. Më 2017, ai ishte i zemëruar për faktin se Ajaxi kishte 12 ditë në dispozicion të ndeshjes kundër Man. Utd, ndërsa ata mund ta përgatisnin ekipin vetëm për tri ditë.

Është një luftë psikologjike. Kjo i bën lojtarët e tij të kuptojnë se sa e padrejtë është situata dhe i motivon ata të ndëshkojnë padrejtësinë,” janë fjalët e ish-mesfushorit holandez për “De Telegraaf”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat