Kosova eliminohet pas vazhdimeve nga Kazakistani në Red Bull Neymar Jr Five

Futboll

Kosova eliminohet pas vazhdimeve nga Kazakistani në Red Bull Neymar Jr Five

Më: 24 maj 2022 Në ora: 18:26
Kosova eliminohet pas vazhdimeve nga Kazakistani në Red Bull Neymar Jr Five

Kosova pasi fitoi fazën e grupeve në turneun Red Bull Neymar JR Five që po mbahet në Doha të Katarit, ka pësuar humbje në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur baras 0-0.

Në vazhdime luhet 1 vs 1, ku kazakët me fat fituan ndeshjen.

Kosova e mbyll garë në mesin e 16 ekipeve më të mira në botë.

Djelmoshat tanë dje fituan ndaj Keninas, Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat