Marash Kumbulla valëvitë flamurin kuqezi pas triumfit të Romës në “Air Albania”

Futboll

Marash Kumbulla valëvitë flamurin kuqezi pas triumfit të Romës në “Air Albania”

Më: 25 maj 2022 Në ora: 23:27
Marash Kumbulla

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla, pjesë e skuadrës së Romës ka valëvitur flamurin kuq e zi në stadium me krenari.

Ai qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë gjithë 90 minutave të finales ndërmjet Romës dhe Feynoordit në Ligën e Konferencës të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Zaniolo.

Në fund të ndeshjes, Kumbulla iu bashkua shokëve të skuadrës në festë dhe ai u përkujdes që të festonte duke e valëvitur flamurin kuqezi në fushë para mijëra tifozëve italian dhe holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat