Njihuni me sukseset e portugezit në arenën europiane

Futboll

Njihuni me sukseset e portugezit në arenën europiane

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:39
Njihuni me sukseset e portugezit në arenën europiane

Zhoze Murinjo është një ekspert i kompeticioneve europiane dhe karriera e tij flet qartë, duke qenë se për të pestën finale me radhë fitoi, duke ruajtur pathyeshmërinë e tij.

Dhe pa dyshim që duke njohur karizmën e “Special One” ishte e pamundur që ai ta shfaqte dhe ta rikujtonte këtë gjë, ndonëse në të vërtetë sukseset e tij në Europë janë gjashtë. Por fakti që ka fituar kaq shumë në karrierë ka bërë që portugezi të harrojë ndoshta suksesin e tij të parë kontinental dhe me të drejtë, duke qenë se në periudhën në fjalë ishte më shumë përkthyesi sesa ndihmësi i parë i Sër Bobo Robsonit te Barcelona.

Në sezonin 1997-1998 katalanasit festonin Kupën e Kupave për të katërtën herë, duke vendosur edhe rekordin absolut që mbajnë në këtë turne që nuk ekziston më. Më pas, sukseset vazhduan nën vulën e tij duke fituar me Porton fillimisht Kupën UEFA dhe sërish me “Dragonjtë” Champions-in.

Për të vazhduar me Champions-in me Interin, Ligën e Europës me Junajtid dhe së fundmi edhe Ligën e Konferencës, në Tiranë me Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat