Bajrami i vazhdohet kontrata me ekipin që fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Bajrami i vazhdohet kontrata me ekipin që fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:29
Bajrami i vazhdohet kontrata me ekipin që fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut

Trajnerit të Makedonija Gjorçe Petrov, Muarem Bajramit, i është vazhduar kontrata edhe për dy vite të ardhshme.

Strategu i ri arriti të ringjallte skuadrën, nën drejtimin e tij “luanët” ishin në betejë për tre pozitat e para deri në fund të sezonit dhe më pas fituan Kupën e Maqedonisë.

Tani Makedonija Gjorçe Petrov do të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës të UEFA-s.

Bajrami u ul në stol në fund të tetorit dhe me meritë fitoi besimin e drejtuesve të klubit. Ai do të drejtojë skuadrën në aventurën evropiane, dhe kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2024.

Bajrami gjatë karrierës së tij si lojtar ka luajtur për Sllogën, Vëllazërimin, Kaunasin, Silute, Renovën, Gomelin, Shkëndijen dhe Shkupin.

Duke qenë se ishte legjendë e klubit të çairasve, 36-vjeçari pati një shans dhe e drejtoi Shkupin në dy raste. Mirëpo, puna e tij me Gjorce Petrovcat është vërtet e suksesshme dhe kulmi i karrierës së deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat