Krerët e FFK-së vizituan zyret e reja të FIFA-s në Paris, u pritën nga Infantino 

Futboll

Krerët e FFK-së vizituan zyret e reja të FIFA-s në Paris, u pritën nga Infantino 

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:34
Krerët e FFK-së vizituan zyret e reja të FIFA-s në Paris, u pritën nga Infantino 

Krerët e FFK-së vizituan zyret e reja të FIFA-s në Paris, u pritën nga Infantino!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, zv/presidentin e FSHF-së, Arben Dervishaj dhe u.d. sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj, kanë vizituar zyret e reja të FIFA-s në Paris. Ata janë pritur ngrohtësisht nga presidenti i FIFA-s, Giani Infantino.

Presidenti Ademi e falënderoi presidentin Infantino për respektin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës, që nga ditët e para në krye të FIFA-s, kur edhe Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit. Po ashtu, kreu i FFK-së e ftoi të parin e FIFA-s që ta vizitojë Kosovën. Infantino e mirëpriti ftesën dhe premtoi se shumë shpejt do të vijë për vizitë zyrtare.

Image

Krerët e FFK-së po qëndrojnë në Paris me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin për finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpool vs Real Madrid, që zhvillohet sonte në orën 21:00 në “Stade de France”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat