Kosova - Irlanda Veriut, 13 mijë tifozë do të jenë në përkrahje të ‘Dardanëve’

Futboll

Kosova - Irlanda Veriut, 13 mijë tifozë do të jenë në përkrahje të ‘Dardanëve’

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:03
Kosova - Irlanda Veriut, 13 mijë tifozë do të jenë në përkrahje të ‘Dardanëve’

Pak orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Kosova-Irlanda Veriore.

“Dardanët” dhe irlandezët do ballafaqohen në kuadër të xhiros së tretë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë në duel me Irlandën Veriore hynë pas humbjes nga Greqia (0-1), dhe në duelin e sontem skuadra opsion të vetëm e ka fitoren.

Tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe asnjë karrige nuk do të jetë e lirë, përveç disave që sipas rregulloreve të UEFA-s duhet të jenë të lira, gjithmonë në rast të ndonjë emergjence.

Kjo nënkupton që në stadium do të jenë plot 13 mijë tifozë të cilët pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë dhe bashkërisht t’i ndihmojnë lojtarët të arrijnë te fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat