Bosi bullgar i futbollit kapet duke bërë festë me mjeshtrin e trukimeve

Futboll

Bosi bullgar i futbollit kapet duke bërë festë me mjeshtrin e trukimeve

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 22:57
Bosi bullgar i futbollit kapet duke bërë festë me mjeshtrin e trukimeve

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit (BFU) Borislav Mihailov festoi në Singapor ardhjen e Vitit të Ri 2011 në shoqërinë e bosit të mafias bullgare Konstantin “Kotse Matza” Haxhiivanov dhe Dan Tan, shefit të një sindikate globale të trukimit të ndeshjeve.

Dy javë më vonë, Mihailov nënshkroi kontratë me një kompani të kontrolluar nga Dan Tan për ndeshjen Bullgari – Estoni /2:2/. Ndeshja u hetua dhe më pas u anulua për shkak të një rezultati të dyshimtë dhe arbitrimit, shkruan Telesporti.

Megjithatë, FIFA shfajësoi federatat e Bullgarisë dhe Estonisë për keqbërje, duke deklaruar se ishin mashtruar nga një grup kriminal. Tani, afërsia e dokumentuar e Mihailov me Dan Tan sugjeron një interpretim të ndryshëm të ngjarjeve.

Pas ndeshjes, shpërtheu një skandal dhe nisi një hetim i FIFA-s, por ai u qetësua tre muaj më vonë me përfundimin se asnjë zyrtar nuk ishte i përfshirë. Megjithatë, FIFA e anuloi rezultatin e ndeshjes dhe pranoi se ishte organizuar për të fituar baste, jo për arsye sportive. Arbitrat dhe përfaqësuesi i agjencisë “Footy International Media”, që organizoi ngjarjen, u shpallën fajtorë. Nuk kishte sanksione për dy selitë e futbollit.

Megjithatë, kjo ndeshje hapi një hetim në shkallë të gjerë të Europolit për rregullimin e ndeshjeve në disa vende. Hetimi, i njohur si Operacioni Veto, zbuloi më shumë se 380 raste të trukimeve të ndeshjeve në kampionate të ndryshme evropiane dhe madje edhe në kualifikueset e Kupës së Botës.

Ekipet hetimore nga Italia, Greqia, Finlanda dhe Hungaria i janë bashkuar hetimit. Wilson Raj Perumal nga Singapori, i cili u arrestua në Finlandë dhe më vonë kreu dënimin në Hungari, u bë një informator kyç për Operacionin Veto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat