Presidenti grek iu bën me dije diçka lojtarëve para ndeshjes me Kosovën 

Futboll

Presidenti grek iu bën me dije diçka lojtarëve para ndeshjes me Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:17
Presidenti grek iu bën me dije diçka lojtarëve para ndeshjes me Kosovën 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Greqisë, Takis Baltakos, ka vizituar futbollistët në hotelin e Kombëtares së Greqisë dhe i uroi fat skuadrës së Gustavo Poyet.

Ai iu bëri me dije se kjo ndeshje është vendimtare për vend të parë në Grupin 2.

“Greqia do të përballet me Kosovën të dielën mbrëma (20.45) për ndeshjen e xhiros së 4-të të grupit të dytë të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Presidenti i federatës, Takis Baltakos, ka qenë në hotelin e bardhekaltërve në Portaria dhe i ka uruar fat si lojtarëve po ashtu edhe trajnerit Gustavo Poyet.

Kjo ndeshje me Kosovën është vendimtare pasi do të vendoset vendi i parë në grup. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Panthessaliko’ të Volosot”, shkruan media greke “Novasports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat