Një tjetër futbollist i Tiranës paralajmëron kalimin te Partizani

Futboll

Një tjetër futbollist i Tiranës paralajmëron kalimin te Partizani

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:29
Një tjetër futbollist i Tiranës paralajmëron kalimin te Partizani

Engjëll Hoti te Partizani, ishte edhe lajmi i bujshëm i merkatos në Superiore. Fantazisti nga Kosova, u largua nga Tirana vetëm dy ditë më parë, pasi fitoi edhe titullin kampion me bardheblutë dhe zgjodhi të vijojë karrierën te skuadra tjetër e kryeqytetit, Partizani.

Megjithatë kjo mund të mos jetë lëvizja e vetme nga Tirana te Partizani.

Sinjalin e ka dhënë sulmuesi anglez Michael Ngo’o, i cili nuk ngurroi të komentojë në postimin për zyrtarizimin e Hotit, ku shkruante: Sërish shokë skuadre vëlla?

Nuk dihet nëse kjo ishte thjesht një batutë e Ngo’o, apo ka nisur tashmë një negociatë konkrete me Partizanin, megjithatë ajo që mund të konfirmohet është fakti që sulmuesi anglez nuk shihet më si titullar te bardheblutë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat