Arsenali i paguan 3 milionë funte si kompensim Sao Paulos

Futboll

Arsenali i paguan 3 milionë funte si kompensim Sao Paulos

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:54
Arsenali i paguan 3 milionë funte si kompensim Sao Paulos

Ylli i Arsenalit, Gabriel Martinelli e ka mirëpritur Marquinhos në skuadrën e ‘Topçinjve’.

Klubi nga ‘Emiratës’, të hënën ka nënshkruar me talentin e Sao Paulo.

19-vjeçari tashmë është pjesë e klubit të madh angleze, ku ka firmosur kontratë afatgjatë.

Pas zyrtarizmit të Marquinhos, ka reaguar Martinell. “Mirë se erdhe vëlla, jemi bashkë”, ka shkruar Martinell në Instagram.

Arsenali i ka paguar 3 milionë funte si kompensim Sao Paulos, pavarësisht se lojtari është jashtë kontratës.

Talenti i Sao Paulo do t’i bashkohet Arsenalit në ndeshjet e ardhshme parasezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat