Ndeshja me Partizanin i gjen në mes të kampionatit

Futboll

Ndeshja me Partizanin i gjen në mes të kampionatit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:10
Ndeshja me Partizanin i gjen në mes të kampionatit

Goglat përplasën Partizanin me ekipin e Saburtalos në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Tbilisi ishte një emër që në kampin shqiptar dëshironin ta shmangnin, por shorti vendosi ndryshe. Dritan Mehemeti sheh si një disavantazh për të kuqtë faktin se kampionati gjeorgjian është duke u zhvilluar aktualisht. Saburtalo ka luajtur 17 javë kampionat dhe sfida me Partizanin i gjen në mes të sezonin, çka do të thotë se lojtarët do të jenë në kulmin e formës së tyre.

Megjithatë një fakt që mund të ngushëllojë Partizanin është ecuria e dobët në javët e fundit e Saburtalos. Fitorja e fundit më tepër se një muaj më parë, më konkretisht, më 8 maj. Që prej atëherë ka marrë vetëm dy barazime dhe 3 humbje.

Madje ka mundur të shënojë vetëm një herë përgjatë kësaj kohe. Saburtalo aktualisht mban vendin e 5 në renditje, 9 pikë larg zonës europiane.

Sfida e parë kundër Partizanit do të luhet më 7 korrik, ndërsa deri atehërë ekipi gjeorgjian do të zhvillojë edhe tre takime të tjera në kampionat, kundër Telavit, Samguralit dhe Gagras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat