Nika vazhdon me Prishtinën: Trajneri Ismet Munishi të jep vullnet 

Futboll

Nika vazhdon me Prishtinën: Trajneri Ismet Munishi të jep vullnet 

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:04
Nika vazhdon me Prishtinën: Trajneri Ismet Munishi të jep vullnet 

FC Prishtina dhe portieri Ardit Nika e kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.

Në rastin e Nikës "foli zemra" duke nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij të zemrës.

24-vjeçari tash e një vit e gjysmë është pjesë e Prishtinës, skuadër në të cilën është paraqitur edhe vite më parë, në periudha të ndryshme.

Ai me Prishtinën e ka fituar titullin kampion, trofeun e Superkupës ndërkohë që edhe me ekipin e juniorëve e ka fituar titullin kampion.

“Gardiani” i Kosovës e ka dhanë një prononcim për FC Prishtina, faqen zyrtare të klubit ku është shprehur i lumtur me vazhdimin e bashkëpunimit.

“Vendosa që të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen pasi që dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë.

Kemi rënë dakord për kontratë dy-vjeçare dhe e kemi gjetur një mes të përbashkët që të dyja palët të jemi të kënaqura. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi.

Trajneri Ismet Munishi është trajner, i cili të jep vullnet, moral dhe është i dëshmuar në futbollin e Kosovës edhe si lojtar edhe si trajner dhe shpresoj që së bashku t'i arrijmë objektivat e ekipit”, thotë Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat