Ekipi i futbollit me histori 70 vjeçare, pranë shuarjes!

Futboll

Ekipi i futbollit me histori 70 vjeçare, pranë shuarjes!

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:57
Ekipi i futbollit me histori 70 vjeçare, pranë shuarjes!

Ekipi i Veleshtës i përfundoi paraqitjet në Ligën e Dytë – Perëndim, duke rënë në ligën e tretë, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme gjendja financiare nuk është e mirë financiarisht, duke e bërë të ardhmen të pasigurt.

Në faqen zyrtare të klubit ku rregullisht shpërndaheshin informacione për skuadrën dhe ku ishin shpallur rezultatet e ndeshjeve të sezonit në LDFM-Perëndim, është bërë e ditur se e ardhmja e Veleshtës është në pikëpyetje.

“Ekipi i futbollit me histori 70 vjecare KF Veleshta është shumë pranë shuarjes!!”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Klubi nga rajoni i Strugës mund të përjetojë fatin e disa klubeve dhe të shuhet, ose të mbetet më gjatë në një rang më të ulët, nëse situata nuk stabilizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat