Origi-Milan, zyrtarizimi pritet të bëhet javën e ardhshme

Futboll

Origi-Milan, zyrtarizimi pritet të bëhet javën e ardhshme

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:30
Divock Origi

Divock Origi do të jetë lojtar i Milanit javën e ardhshme.

Pas largimit si lojtar i lirë nga Liverpooli, Divock Origi thuhet se ka zgjedhur Milanin si destinacionin e tij të radhës.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Origi do të zyrtarizohet si transferimi më i ri i Milanit gjatë javës së ardhshme.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur në muajin maj, ku tani është vetëm çështje kohe që ta shohim Origin në fanellën e kampionit italian.

Në anën tjetër, skuadra spanjolle, Villarreal, kishte pyetur rreth mundësisë për të arritur marrëveshje me Origin, por ky i fundit dëshironte vetëm kalimin te Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat