De Ligt, Chelsea i ofron Juventusit yllin gjerman si pjesë të marrëveshjes

Futboll

De Ligt, Chelsea i ofron Juventusit yllin gjerman si pjesë të marrëveshjes

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:57
Matthijs de Ligt

Chelsea është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro plus Timo Werner për të siguruar nënshkrimin me mbrojtësin Matthijs de Ligt nga Juventusi, raporton “Sky Sports” në Itali.

Mbrojtësi holandez ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij me Juventusin, e cila do të skadojë në vitin 2024, dhe klubi do të pranojë vetëm oferta afër kësaj shume.

Chelsea po kërkon përforcime të mbrojtjes në këtë afat kalimtar, pasi ka parë Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen të largohen pas skadimit të kontratave të tyre.

Werner i kushtoi Chelseat afro 60 milionë euro në qershor të vitit 2020, por që ka shënuar vetëm nëntë gola në Premier Ligë në dy sezone të plota me klubin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat