Asnjë kombëtare afrikane nuk ka fituar Kupën e Botës, flet Mourinho

Futboll

Asnjë kombëtare afrikane nuk ka fituar Kupën e Botës, flet Mourinho

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:37
Mourinho

Asnjë kombëtare afrikane nuk ka fituar Kupën e Botës deri tani. Arritjet më të mëdha i kanë Senegali, Gana dhe Kameruni, që kanë arritur deri në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka një thirrje për FIFA-n. “Special One” beson fort se nëse ky rregull aplikohet, atëherë do të vijë ditë që trofeu i Kupës së Botës do mbërrijë një ditë edhe në Afrikë.

“Afrika është e barabartë me të gjithë, dua që bota ta shohë dhe kuptojë një gjë të tillë. Afrikanët nuk janë pas të tjerëve në lidhje me talentin. Ata zotërojnë talentin për të fituar çdo kompeticion.

Përveç faktit që shumica e lojtarëve të tyre më të mirë janë të shpërndarë nëpër botë dhe luajnë për vende të tjera, jo për atdheun e tyre.

E di që shumë nuk do të bien dakord në lidhje me këtë pretendim që po paraqes, por FIFA duhet t’i rregullojë gjërat duke refuzuar që lojtarët të përfaqësojnë vende të tjera.

Kjo do i bënte turnetë e FIFA-s më konkurruese dhe jo të njëanshme. Kështu edhe kombëtaret afrikane do kishin shansin të fitonin një Kupë Bote”, deklaroi Mourinho.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat