Kelmend Muhaxhiri: Urime “Bota sot”, gazetë që nuk e harron gjeneratën e artë

Futboll

Kelmend Muhaxhiri: Urime “Bota sot”, gazetë që nuk e harron gjeneratën e artë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 01:03
Kelmend Muhaxhiri, në këmbë

Kelmend Muhaxhiri, ish futbollist i mirënjohur, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Muhaxhiri ka qenë prej  futbollistëve më të mirë në Kosovë në vitet e 80-ta, duke luajtur me Ramiz Sadikun e Prishtinës një vit (1983-1984) në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindje.

Muhaxhiri tha se “Bota sot” është një zëdhënëse e fuqishme e sportit kombëtar.

Image

Foto e viteve të 80-ta

“Urime gazeta “Bota sot”. Iu përgëzoj për punën dhe afirmimin e sportit mbarëshqiptar.

Gazetë që i kushton rëndësi të gjitha sporteve dhe gjeneratave, nuk i harron asnjëherë vitet e arta të sportit të Kosovës”, uron Muhaxhiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat